Krasniqi për kryetarët e rinj: E kemi detyrë t’ua sigurojmë përmbushjen e obligimeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në emisionin "Five"

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas lëshimit të alarmit në veri.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dikasteri i tij së bashku me institucionet qendrore ka për obligim t’i mbështesë plotësisht kryetarët e rinj të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe kushtetuese.

“Dje u betuan edhe kryetarët e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Për ta sot është dita e parë e punës. Punë dhe shërbim të cilin duhet ta kryejnë nga zyrat e Komunave, bashkë me shërbyesit civilë. Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si Ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, të enjten janë betuar kryetarët e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Ndërkaq, sot është lëshuar alarmi në veri, ku para ndërtesave të këtyre komunave janë mbledhur qytetarët serbë për të kundërshtuar futjen e kryetarëve të rinj në këto objekte.

Po ashtu, edhe në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe Policisë të Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Raportohet për të shtëna me armë para komunës në Zveçan

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika