Krasniqi për liberalizimin e vizave: Si komision po bëjmë më të mirën, Qeveria të mos rrijë duarkryq

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se si komision po bëjnë më të mirën për çështjen e liberalizimit të vizave

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se si komision po bëjnë më të mirën për çështjen e liberalizimit të vizave.

E ftuar tek emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, në të cilin po diskutohet për liberalizimin e vizave, me rastin e Ditës së Evropës, ajo ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk ka ndonjë strategji për këtë proces.

“Jemi populli më proevropian që e festojmë Ditën e Evropës sot të izoluar, kjo nuk do të duhej të ndodhte, meqë për të disatën herë është thënë në Komisionin Evropian se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Por këtu faji i mbetet BE-së për arsye se po i bëhet padrejtësi popullit tonë. Ne si komision po bëjmë më të mirën për liberalizimin e vizave”, është shprehur ajo.

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Megjithatë, ajo ka potencuar se duke marrë parasysh të gjitha masat që është dashur të përmbushen, nuk është parë ndonjë progres nga ana e qeverisë.

“Nga kjo qeveri nuk kemi parë ndonjë strategji që ka të bëjë me këtë proces, për arsye se kryeministri e ministrja e jashtme do të duhej të lobojnë më shumë në shtetet anëtare të cilat nuk na njohin, por deri më tani nuk kemi parë ndonjë strategji që ka të bëjë me këtë proces, ka pasur ngecje”, ka shtuar ajo.

Krasniqi, njëherësh deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë intervistës në RTV Dukagjini, ka thënë se në komision ka mungesë të raportimit nga ministrat.

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

“Kemi pasur mungesë të raportimit të ministres së Punëve të Jashtme, dhe atij të Punëve të Brendshme. Ndonjëherë nuk janë lajmëruar fare, ndonjëherë janë përgjigjur se janë nëpër udhëtime zyrtare”, ka thënë ajo.

Qeveria të mos rrijë duarkryq, por të punojë

Krasniqi ka kërkuar nga qeveria të mos rrijë duarkryq, por të punojë drejt proceseve, siç është liberalizimi i vizave.

“Duke i parë zhvillimet e fundit në politikën rajonale, Kosova mendoj se i ka dyert e hapura që të anëtarësohet në BE, por do të duhej një punë më e madhe. Institucionet nuk duhet të rrinë duartkryq, duhet punë dhe jo të rrimë”, është shprehur ajo.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje që t’i jepet fund mohimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

E para e vendit, përmes një postimi në Twitter, gjithashtu, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian(BE) t’i japë fund, siç thotë ajo “katër viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

“Si shteti më proevropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne, gjithashtu, bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se në këtë ditë të Evropës, mendon edhe për popullin ukrainas që po përballet me ferrin e agresionit rus.

Sipas Osmanit, Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika