Krasniqi: Për lirinë e Kosovës Luani nuk bëri kurrëfarë kompromisi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar Luan Haradinajn, duke thënë se i njëjti për lirinë e vendit nuk ka bërë anjë kompromis

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar rënien e Luan Haradinajt, atëkohë ai ishte 23 vjeç.

“Megjithatë, mosha e tij e re nuk paraqiti asnjëherë pengesë për idealin që ai kishte në zemër. Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen”, ka shkruar Kasniqi.

Krasniqi ka thënë tutje se pa guximin, fryëmzimin dhe sakrificën e Luanit dhe të bashkëluftëtarëve të tij – “Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr”.

“Lavdi e përjetshme!”, ka shtuar tutje ai.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika