Albert krasniqi nga Demokracia Plus, sqaruar se si kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrimi duke thënë se bashkësia ndërkombëtare e kishte pasur një frik nga Kurti se do të këtë një qëndrim destruktive ne dialogu siç kishte propaganduar ky i fundi sa kishte qenë në opozitë.
Progresi në dialogë për të është shenje e mirë, për Albert Krasniqin ku ka thënë se kryeministri Albin Kurti për ta bërë këtë gjë kishte qenë para një situate ku ishte detyruar që të reflektonte ose në të kundërt do të sfidohej pozita e tij.
“Qeveria është kontradiktore sepse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë ‘ nuk e kemi ndryshuar as presjen në marrëveshjen e 2013-5’ ndërsa këndej thotë “së është një marrëveshje e mirë për shkak se i kemi hequr ose shtuar disa element’ në këtë udhërrëfyes nuk përmendet se çfarë paska hequr” ka thënë Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini më Ermal Pandurin.
Tutje ai ka thënë se më udhërrëfyesin nuk janë shfuqizuar marrëveshjet e kaluar por vetëm e tregohet se si të zbatohen ato.
“Veriun po e trajtomë ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës dhe kjo marrëveshje e arrijnë atë” ka shtuar ai.
Serbia e ka arritur qëllimin e saj, nëpërmjet kësaj marrëveshje sipas Krasniqit.