Krasniqi për planin evropian: Kosova rrezikon të jetë shtet i dështuar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me kompetencat e reja të komunave me shumicë serbe, Kosova rrezikon të dështojë si shtet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se plani evropian nuk është i mjaftueshëm për Kosovën. Ai tha se ky plan nuk e ka në vete gjënë kryesore për Kosovën, e që sipas tij, do të duhej të ishte njohja e ndërsjellë.

Pa njohje nga Serbia e me kompetenca të reja për komunat serbe, Krasniqi ka thënë se Kosova rrezikon të jetë shtet i dështuar.

“Unë e di që sot Albin Kurti nuk i ka votat që i ka pasur, por kjo është pak e rëndësishme për aq kohë sa e ka legjitimitetin qeverisës. Gabimi kryesor i Albin Kurtit është që s’ka qenë i koordinum kur është dashur, kur është kfjellur për shkak presionit e frikës. E ka marrë vesh çka është presioni, tash e di çka është presioni”, ka thënë ai.

“Në mungesë të njohjes, ne do ta kemi një shtet sfidues për të mos e thënë armik, kundërshtues në çdo hap, e me këto kompetenca të reja, unë vërtet mendoj që Kosova në një moment rrezikon, s’po them do të jetë, rrezikon me qenë shtet i dështuar”, ka vijuar Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se PDK nuk është kundër Asociacionit, por, sipas tij, ai do të duhej të themelohej sipas Kushtetutës, dhe, po ashtu, njohja të ishte pjesë e marrëveshjes me Serbinë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika