Pas publikimi të raportit të DASH-it, ka reaguar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila e ka quajtur si një shuplakë të rëndë për qeverinë.
Krasniqi ka theksuar se tashmë korrupsioni nuk është lajm për pushtetin.
“Në këtë raport theksohet se, ka probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, edhe kjo është normale për Qeverinë Kurti kur Kryeministri dhe vartësit e tij bëjnë presion hapur ndaj gjyqësorit”, ka shkruar ajo mes të tjerash në Facebook.
Ndryshe, raporti i publikuar së fundmi nga DASH-i, thotë se Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin në qeveri.