Krasniqi: Kurti i di shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarizimi i tyre

"Regjistrimin e popullsisë po e pamundëson kryeministri Kurti. Ai i di mirë shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarizimi i tyre. Përtej paaftësisë qeverisëse, ky (mos)veprim i Qeverisë është edhe shkelje ligjore", ka shkruar Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se sot është dashur të fillojë regjistrimi i popullsisë në Kosovë, ndonëse e ka cilësuar këtë si vonesë të madhe.

Krasniqi ka thënë se regjistrimin e popullsisë po e pamundëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vonesën e të cilit e ka quajtur edhe shkelje ligjore.

“Sot është dashur të filloj regjistrimi i popullsisë në Kosovë, edhe pse me vonesë të madhe. Por, siç e kam thënë publikisht me 5 korrik, me 24 gusht dhe shumë herë të tjera deri sot, regjistrimin e popullsisë po e pamundëson Kryeministri Kurti”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai e ka akuzuar Kurtin se e “ka politizuar skajshëm me ndërhyrje partiake Agjencinë e Statistikave të Kosovës si dhe ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit”.

“Kryeministri i di mirë shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarizimi i tyre. Përtej paaftësisë qeverisëse, ky (mos)veprim i Qeverisë është edhe shkelje ligjore”, ka vijuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika