Krasniqi për vërshimet në Pejë: Jam në komunikim me Muhaxherin, Sveçlën e Mehajn, që t’u dalim në ndihmë qytetarëve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, rreth vërshimeve në Pejë ka thënë se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, që t'u dalin në ndihmë qytetarëve dhe komunës

Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me vërshimet në Pejë gjatë së shtunës.

Krasniqi është shprehur i shqetësuar dhe i tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën një fëmijë dhe nëna e tij.

“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika