Krasniqi për Vjosa Osmanin: Është e heshtur dhe e paguximshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, nuk ka guxim të dalë kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mungesë të reagimit në çështje të rëndësishme për vendin.

Sipas tij, Presidentja ka heshtur dhe nuk ka pasur guxim të flasë për çështjet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.

“Presidentja është dashur të hënën të na thërras, po ajo as të hënën, as këtë që kaloi nuk e ka marrë asnjë veprim, përkundrazi ka qenë e heshtur e paguximshme dhe me thënë një fjalë më racionale, që s’duhet t’i dëmtojmë raportet me ShBA-të ose me QUINT-in, me thënë se është e turpshëm ku e ka pru Kurti punën, që ShBA e ka përjashtu FSK-në nga Defender Europe. Të na tregojë cila është zgjidhja”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ne ende nuk e dimë, qëndrimin e presidentes së Kosovës, për situatat e fundit.

Ai ka thënë se nuk ka shkuar në takim te Presidentja, sepse sipas tij nuk ka kurrfarë funksioni një gjë e tillë.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika