Krasniqi për votimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut: Hap, sa i rëndësishëm aq edhe historik

Votim i propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është mirëpritur nga fytyrat politike të Kosovës. Kryetari Krasniqi dhe nënkryetarja, Çitaku përgëzojnë maqedonasët

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Memli Krasniqi ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për “vetëdijen e lartë shtetërore” që ka treguar lidhur me miratimin e propozimit francez.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka vlerësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm dhe njëherësh, historik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të vlerësojmë veçanërisht përkushtimin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët duke lënë anash populizmin e duke u sjellë si burrështetas në një kompromis jo të lehtë, dëshmuan lidership frymëzues për tërë rajonin”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për antarësim në Bashkimin Evropian.

“Vendimi i radhës i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikthen shpresën dhe besimin e lëkundur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën që pret vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ka shkruar ai.

Përveç Kryetarit Krasniqi, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reagur po njësoj.

“Lajme të mira nga Maqedonia e Veriut! Parlamenti në Shkup e kaloi propozimin francez, duke i hapë rrugë hapjes së negociatave për antarësim në BE.Për më tepër, shumica atje i dha goditje edhe politikave populliste, në dobi të së ardhmes evropiane. Shqiptarët, si gjithmonë, faktorë shtet-ndërtues. Bravo!”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika