Krasniqi për vrasjen gruas shtatzënë:  Tragjike, mizore, çnjerëzore shtetit duhet të veprojë shpejtë e pa kompromis

Vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër ka thënë Kryetari i Partsië Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasje se gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ku këtë vrasje ai e ka quajtur “tragjike, mizore, çnjerëzore!”.

“Dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Sipas tij, ai ka mbetur pa fjalë nga kjo vrasje makabër ku dyshohet se ish-burri e ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë.

“Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit”, ka theksuar ai.

Krasniqi i ka shprehur ngushëllime të thella familjes së viktimës për humbjen e familjares së tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika