Krasniqi për zgjedhjet në veri: Gjithçka përtej udhëzimit administrativ është kërkesë e Beogradit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se udhëzimi administrativ është proces demokratik dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, por janë kërkesa të Beogradit

FOTO:EO

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se gjithçka tjetër përveç udhëzimit administrativ për zgjedhjet në veri është kërkesë e Beogradit.

Në një konferencë për media, Krasniqi ka thënë se ky udhëzim i hap rrugë ndërprerjes së mandatit të kryetarëve të komunave, vetëm nëse pas peticionit për largimin e tyre deklarohen së paku 50 për qind e trupës votuese të asaj komune.

“Udhëzimi administrativ është proces demokratik dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, por janë kërkesa të Beogradit. Ato nuk janë kërkesa në të mirë të qytetarëve. Udhëzimi i hap rrugë ndërprerjes së mandatit të kryetarëve të komunave, vetëm nëse pas peticionit për largimin e tyre deklarohen së paku 50 për qind e trupës votuese të asaj komune”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Beogradi e ka bërë pengimin e serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Largimi i tyre mund bëhet përmes formës që është shumë demokratike. Kush mund të garantojë që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse kryetarët japin dorëheqje? Për këtë arsye kemi zgjedhur këtë formë”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të martën, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se “dorëheqjet janë rruga më e shpejtë dhe më e lehtë” dhe se “peticioni si nismë s’është provuar ndonjëherë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika