Krasniqi përkujton masakrën e Poklekut: Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në 24 vjetorin e masakrës së Poklekut, ka thënë se dhimbja shtohet edhe më shumë kur dihet fakti që nuk ka asnjë të dënuar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjate homazheve në Kompleksin Memorial në fshatin Poklek

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në fshatin Poklek, ku 24 vjet më parë u vranë 53 persona, në mesin e tyre edhe 23 fëmijë.

Ai ka thënë se kjo masakër,  “shpërfaq në formën më të rëndë terrorin që regjimi gjenocidal serb ka kryer mbi popullatën civile shqiptare”.

Dhimbja shtohet më shumë sipas Krasniqit, fakti që nuk ka asnjë të dënuar për kryerjen e masakrës.

“Sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë na shtohet dhembja e pikëllimi – kur dihet që asnjë nga kriminelët serbë, pjesëmarrës në këtë masakër, nuk kanë dalë para drejtësisë deri më sot”, tha ai.

I pari i PDK-së, u shpreh se “populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime – derisa ato të zbardhen dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika