Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës dhe Shtimes, ku ka theksuar rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit të palëkundur për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi ka theksuar se me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, PDK po ecën drejt suksesit, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve Lipjan, Malishevë dhe Shtime. Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë, për Kosovë ma të mirë”, ka shkruar ai në Facebook.