Krasniqi pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, dhe thuhet se kanë theksuar "domosdoshmërinë" e kultivimit të partneritetit mes dy shteteve

Pamje nga takimi i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Krasniqi ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës.

Pamje nga takimi

“Në kuadër të këtij takimi, theksuam domosdoshmërinë e kultivimit të partneritetit mes dy shteteve tona, me ç’rast nënvizova edhe rolin e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë, që kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen e këtyre raporteve të mira, si dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes remitancave dhe investimeve”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Mes tjerash Krasniqi ka shtuar se e ka falënderuar ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, “si shtet mik dhe partner strategjik”.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika