Krasniqi pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për kontributin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kështu bëri të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook, teksa e ka falënderuar ambasadorin Abbott për angazhimin e tij.

“Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e tij të sinqertë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, krahas thellimit të raporteve mes dy shteteve tona. Më tepër sesa një zyrtar, ambasadori Abbott ishte një mik i popullit tonë, kontributi i të cilit do të mbetet i paharruar. Faleminderit për miqësinë dhe suksese në angazhimet tua të ardhshme, i dashur Nick”, shkroi Krasniqi.

Abbott, këtë të hënë është takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, i cili ia dhuroi një helmetë ilire.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika