Krasniqi pret në takim përfaqësuesit special të Norvegjisë dhe Sllovenisë, diskutojnë për propozimin evropian

Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur dy Përfaqësuesit Special të Norvegjisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes dhe Anzej Franges, të shoqëruar nga ambasadorët e të dy shteteve në Republikën e Kosovës.

“Njësoj sikur në takimet e fundit me përfaqësues të shteteve dhe misioneve të ndryshme në Kosovë, edhe në këtë takim diskutuam për situatën aktuale politike në vend dhe propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se qëndrimi i PDK-së është “konsistent dhe i pandryshueshëm” në raport me procesin e dialogut.

“Kosova ka pasur nevojë për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Fatkeqësisht, kjo marrëveshje jo vetëm që nuk është finale, por parasheh asociacionin në qendër dhe jo njohjen ndërsjellë – duke zvarritur pafundësisht konfliktin e ngrirë me Serbinë”, ka shtuar kreu i PDK-së.

Sipas tij, përgjegjësia e plotë bie “mbi lidershipin e dobët të Kryeministrit Kurti, i cili, përkundër mbështetjes që i kemi ofruar për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika