Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, në selinë qendrore të PDK-së.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me zëvendësministrin Bozay ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to.
“Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka shkruar se ka falënderuar zëvendësministrin Bozay për vizitën, si dhe interesimin e gatishmërinë e shtetit të Turqisë për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit.