Krasniqi propozon pesë masa për menaxhimin e krizës ekonomike

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka propozuar pesë masa të detajuara për dalje nga kriza ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi për menaxhimin e krizës ekonomike ka propozuar pesë masa.

Ai këto masa i ka listuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Për ta përballuar më lehtë krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar çdo familje në gjithë vendin, unë kam propozuar pesë masa konkrete, me qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve në këtë periudhë sfiduese”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së në masën e tij të parë ka propozuar që të lirohen nga TVSh-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë-mujore.

May be an image of 1 person and text that says "PROPOZIMET E KRYETARIT TẾ PDK-SẺ, MEMLI KRASNIQI PER LEHTESIMIN E KRIZES ΕΚΟΝΟΜΙΚΕ: PERFITIMI MESATAR NGA MASAT: MASA 33.76€ NẼ MUAJ MASA 2: 21.60€ NE MUAJ MASA 3: 27.90€ NE MUAJ MASA 4: 72.60€ NẼ MUAJ PERFITIMI MESATAR PER NJE FAMILJE: 155.86€ nè muaj PERFITIMI MESATAR PER NJE FAMILJE: 935.16€ per 6 muaj PDK"

Ndërsa si propozim të dytë ai ka thënë që të lirohen nga akciza produktet e naftës për një periudhë gjashtë-mujore, gjë e cila sipas tij do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër.

Në propozimin e tij të tretë thuhet se duhet të lirohet nga TVSH-ja konsumi i energjisë elektrike për një periudhë gjashtë-mujore dhe të subvencionohen me 25 për qind faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 KWH.

Po ashtu ai ka propozuar të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale për të paktën aq sa është norma mesatare e inflacionit (rreth 15 për qind).

Ndërsa si masë të fundit, Krasniqi ka propozuar që të lejohet tërheqja deri në 30 për qind e kursimeve pensionale dhe të rimbursohet gradualisht shuma e tërhequr për kontribuuesit që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e Trusti-t.

Nuk është hera e parë që opozita është duke dhënë propozime për menaxhimin e krizës ekonomike.

Memli Krasniqi në fjalimet e tij në Kuvend e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se nuk po ndërmerrë masa për trendin e rritjes së çmimeve, sidomos për produktet esenciale dhe naftës.

Krasniqi, po ashtu e ka kritikuar pozitën, për iniciativën e një rezolute për rritjen e çmimeve.

Ai ka thënë se Qeveria nuk duhet të presë rezoluta nga Kuvendi i Kosovës, sepse siç thotë ai, ajo i ka të gjitha mekanizmat veprues.

Krasniqi për krizën ekonomike: Qeveria duke e injoruar problemin vetëm po e thellon atë





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika