Krasniqi: Pusho i qetë Kadare, ti gjeneral i letrave shqipe

Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirë e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë, Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në emrin e tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Krasniqi shkruan se vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe për të gjithë popullin shqiptar dhe lexuesit.

“Vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, shtetin e popullit shqiptar, por edhe për lexuesit kudo në botë, të cilët takimin e parë me shkrimtarin dhe intelektualin ikonë të kombit tonë e patën në rreshtat e dhjetëra veprave të tij.”

Teksa shton se kujtimi për Kadarenë do të jetë i përjetshëm, njëjtë si krijimtaria e tij.

“Pena, imagjinata dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë na frymëzoi e na edukoi ndër breza. Ai u bë shkrimtari protagonist i letërsisë, qytetërimit dhe mendimit shqiptar, duke e popullarizuar letërsinë shqipe dhe historinë e kulturën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përmasa evropiane dhe botërore. Kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.”

“Pusho i qetë ISMAIL KADARE – ti Gjeneral i letrave shqipe!”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika