Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një videoje, ka treguar një nga të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën.
Ai ka thënë se ky pushtet edhe pse e ka shumicën parlamentare nuk ka aftësi.
“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë korum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon të ketë numrin më të madh të deputetëve”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se edhe nga ligje të miratuara, shumë prej tyre kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka thënë ai.