Krasniqi: Qeveria duhet të jep përgjegjësi për veprimet e veta të pamenduara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka thënë se instalimi i barrikadave në veri, në kohën kur po merrej vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve, “është dëshmi se kjo tërheqje e Qeverisë nga zbatimi i ligjit dhe kushtetutës e rrezikon edhe më shumë ushtrimin e sovranitetit të plotë në katër komunat e veriut"

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje me shtyrjen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Fillimisht Krasniqi tregoi se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Osmani për takim konsultativ.

“Që nga shpallja e zgjedhjeve, e tëra që kemi kërkuar si PDK nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse ka qenë garantimi i sigurisë dhe kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Por, fatkeqësisht, sot kuptuam se qeveria ka dështuar në zbatimin e mandatit të saj për t’i krijuar këto kushte”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së ka shtuar se “Përderisa për shpalljen e zgjedhjeve Presidentja përmbushi një obligim kushtetues, për shtyerjen e tyre ajo nuk ka një mandat të tillë. Konsensusi i kërkuar nga partitë politike sot nuk është obligim ligjor”.

“Tentimi i Presidentes dhe Kryeministrit për t’u fshehur prapa këtij konsensusi është një tjetër dëshmi e paaftësisë së tyre për t’i zbatuar obligimet kushtetuese dhe për të garantuar kushte e siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Më tej Krasniqi ka potencuar se si PDK, pavarësisht qëndrimit konsistent, nuk kanë mundur të imponojnë mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, “sepse instrumentet e nevojshme dhe përgjegjësinë shtetërore për këtë e ka Qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse”.

“Por, kjo Qeveri sot e pranoi se nuk është e aftë që të garantojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të cilin e shkaktoi dhe e kërkoi edhe vet. Ky dorëzim i Qeverisë para bandave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës e dobëson shtetin, e vështirëson edhe më tej gjendjen atje dhe e sfidon tutje rendin kushtetues”.

Po ashtu Krasniqi ka theksuar se instalimi i barrikadave në veri, në kohën kur po merrej vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve, “është dëshmi se kjo tërheqje e Qeverisë nga zbatimi i ligjit dhe kushtetutës e rrezikon edhe më shumë ushtrimin e sovranitetit të plotë në katër komunat e veriut”.

“Qeveria duhet të jap përgjegjësi për këtë prapakthim dhe për dëmin që tashmë ia ka shkaktuar vendit më veprimet e veta të pamenduara”.

Krasniqi ka shtuar se PDK kërkon nga të gjitha institucionet relevante shtetërore “që të rrisin vëmendjen dhe angazhimet e tyre në lidhje me pjesën veriore të Kosovës, për të rikthyer normalitetin dhe për të garantuar sovranitetin në çdo cep të shtetit tonë”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika