Krasniqi: Qeveria Kurti ka sjellë regres në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesën e investimeve në Gjakovë dhe ka premtuar se partia do të sjellë një model efektiv të qeverisjes në nivel qendror

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se ka sjellë vetëm regres në Kosovë.

Në takimet me biznesmenë dhe sipërmarrës në komunën e Gjakovës, Krasniqi ka theksuar mungesën e investimeve kapitale për vitin 2024 dhe ka shprehur keqardhje për diskriminimin e qytetarëve dhe të ndërmarrësve gjakovarë.

Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e investimeve në Gjakovë.

Sipas tij, edhe Gjakova është ndër komunat e ndëshkuara nga Qeveria aktuale, duke shtuar se asnjë fond nuk është ndarë për investime të reja kapitale për vitin 2024.

“Fatkeqësisht, edhe Gjakova është ndër komunat e ndëshkuara nga Qeveria Kurti, sepse edhe për Gjakovën nuk është ndarë asnjë cent për investime të reja kapitale për vitin 2024. Është për keqardhje që nuk ka një mbështetje për qytetarët e Komunës së Gjakovës, ashtu siç nuk ka pasur as për qytetarët e komunave të tjera. Por, është, po ashtu, për keqardhje që s’ka mbështetje as për ndërmarrësit e Komunës së Gjakovës, të cilët vërtet me sfida të shumta, po arrijnë që të krijojnë vende pune, të mbajnë njerëzit në Gjakovë dhe, po ashtu, të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal”, ka deklaruar Krasniqi, transmeton KP.

Kryetari i PDK-së ka potencuar se kjo mungesë e mbështetjes financiare ka pasoja negative për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Gjakovë.

Krasniqi ka theksuar mungesën e mbështetjes për ndërmarrësit gjakovarë”, të cilët, sipas tij, po ballafaqohen me sfida të shumta, për të krijuar vende pune dhe kontribuuar në zhvillimin ekonomik lokal.

Ai ka premtuar se PDK-ja do të rikthejë një model efektiv të qeverisjes në nivel qendror, duke iu përkushtuar zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

“Unë jam i impresionuar nga puna që është bërë në të gjitha këto qendra e ndërmarrje të cilat i vizitova sot dhe, me të vërtetë, na takon secilit, pavarësisht pozicionit, që të jemi pranë ndërmarrësve, të jemi pranë inovatorëve, që të jemi pranë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre, sepse modeli qeverisës ekzistues është model, i cili ka sjellë vetëm regres. Ndërsa, ne besojmë që do të rikthejmë modelin efektiv të qeverisjes, si një qeveri e cila e mban fjalën, që kryen punë edhe që lehtëson jetën e qytetarëve, ashtu siç po bëjmë në të gjitha komunat të cilat udhëhiqen nga kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Në fund të vizitës, Krasniqi ka pohuar se është impresionuar nga puna e ndërmarrësve dhe e inovatorëve në Gjakovë, dhe ka shtuar se PDK-ja është e përkushtuar për të qenë pranë tyre në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika