Krasniqi reagon pas pranimit të planit franko-gjerman nga Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti se ka pranuar planin franko-gjerman

Memli Krasniqi (PDK)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti se e ka pranuar propozimin franko-gjerman.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti e pranoi këtë propozim pa treguar asnjëherë për qytetarët se çka përmban ai propozim.

“Ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje, të cilat i brengosin qytetarët tanë. Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshin kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?”, ka thënë Memli Krasniqi.

Në fund, ai ka shtuar se PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat, të cilat i presin nga marrëveshja potenciale me Serbinë.

“Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, ka theksuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika