Krasniqi: Rritja e çmimit të energjisë për 15 %, goditja e radhës e Qeverisë për familjet kosovare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do ta rëndojë jetën e qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, lidhur paralajmërimet e rritjes e çmimit të energjisë elektrike për 15 %, rritje e cila sipas tij, do ta rëndojë jetën e qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se kjo qeveri e ka simbol të saj “sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishaj”, dhe se po e keqpërdor në thelb misionin e saj.

“Vitin e kaluar e rritën mbi 100% çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kësaj qeverie, që simbol të saj e ka sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishajn, nuk u mjaftoi kjo. Dje çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 %.  Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, ka thënë kreu i PDK-së.

Krasniqi konsideron se me këtë lloj qeverisjeje, numri i qytetarëve të cilët do të emigrojnë, do të vazhdojë të thyejë rekorde të reja.

“Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë, do të vazhdojë të thyejë rekorde të reja. I indinjuar thellësisht me këtë kaos qeverisës, i cili po e kërcënon në vazhdimësi mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit tonë. Mjaft më!”, shkruan ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika