Krasniqi: S’do të lejojmë që kjo legjislaturë të nisë me shkelje kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për shkeljen e Kushtetutës gjatë mandatit të saj të kaluar dhe ka theksuar se nuk do të lejohet që legjislatura e re të nisë duke shkelur ligjin.

Gjatë një deklarate për media, Krasniqi ka theksuar se VV-ja ka krijuar një situatë të paprecedentë në Kuvend, duke e konsideruar letrën e dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave para betimit si deputetë si një shkelje e vazhdueshme e Kushtetutës për katër vjet rresht.

“Situata që ka krijuar VV-ja është e paprecedentë. Ata vetë e kanë shkelur ligjin për Qeverinë, ku është shkruar qartë që kryeministri dhe ministrat nuk mund të betohen si deputetë. Katër vjet e kanë shkelur Kushtetutën”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi shtoi se, sipas tij, logjika e kryeministrit Albin Kurti do të duhej të përfshinte edhe kryetarët e komunave si pjesë të betimit të deputetëve, duke përmendur si shembull Bedri Hamzën, i cili duhet të ishte gjithashtu pjesë e këtij procesi.

“Me logjikën e Kurtit, do të duhej që edhe kryetarët e komunave, përfshirë Bedri Hamzën, të ishin këtu”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka bërë të qartë se PDK-ja nuk do të lejojë që ky mandat i ri të fillojë me shkelje të Kushtetutës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika