Krasniqi: Shpejt e harruan sakrificën e heroit Afrim Bunjaku, pushteti e do policinë vetëm për mburrje

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me refuzimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në seancën e votimit të Rezolutës për Policinë e Kosovës. Krasniqi e ka kritikuar pushtetin dhe ka shprehur zhgënjim për këtë qasje, duke theksuar se kjo është një mënyrë dëshpëruese për të trajtuar policinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se pushteti e do policinë vetëm për mburrje, pas refuzimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në seancën ku do të votohej Rezoluta për Policinë e Kosovës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se sot, për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejt dhe konkretisht Policinë e Kosovës.

“Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëve të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Krasniqi tha se PDK-ja nuk do të ndalet dhe do të insistojë përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që kjo Rezolutë të miratohet.

“Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë”, është shprehur Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika