Krasniqi shprehet  i shokuar nga ngjarja në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se institucionet përgjegjëse është dashur të ofrojnë siguri për rastin e dhunës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.





Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i shokuar nga ngjarja e rëndë në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku u keqtrajtua një grua nga një infermiere që punonte aty.

Krasniqi ka thënë se ky rast tregon problemet e thella që i ka shoqëria e Kosovës, teksa i ka kritikuar edhe institucionet, të cilat sipas tij, kanë dështuar ta monitorojnë shtëpinë e kujdesit.

“Dhuna ndaj një gruaje të moshuar nga personeli që do të duhej të kujdesej për të, tregon problemet e thella që ka shoqëria jonë. Për më shumë, dhembja është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për keqtrajtimin e një nëne të dëshmorit të lirisë. Por, fatkeqësisht, këtu vihet në pah edhe paaftësia institucionale për të monitoruar institucionet e kujdesit për të moshuarit në mbarëvajtjen e punës”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se institucionet përgjegjëse e kanë obligim ta sigurojnë një ambient të sigurt për të moshuarit.

“Krahas vënies para përgjegjësisë për stafin e papërgjegjshëm që lënduan një zonjë të moshuar, institucionet përgjegjëse e kanë për obligim që të sigurojnë ambient të sigurt për të moshuarit që kanë nevojë për shërbime ndaj tyre në institucionet e tilla. Drejtësia duhet të veprojë fuqishëm sot, që nesër rastet e tilla të mos përsëriten”, ka thënë Krasniqi.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës së mërkurë, janë arrestuar tre persona. Vajza që shihet në video teksa e godet gruan e moshuar, në polici ka deklaruar se këtë gjë e ka bërë nga vetëmbrojtja.

Ndërkaq, nga prokuroria e Pejës, kanë bërë të ditur se ekzistojnë dyshime reale se mund të ketë edhe raste të tjera që kanë qenë pre e dhunës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika