Krasniqi: Shtëpia Botuese “Dukagjini” do të marrë pjesë në Panairin e Librit me 18 tituj të rinj, do të rikthehet kolana “Fryma”  

"Shtëpia botuese Dukagjini është gati t'i ofrojë publikut në këtë panair së paku 18 tituj të rinj. Janë përkthyer, janë shkruar prej autorëve vendorë, kryesisht përkthyer. Lajmi i mirë për dëgjuesit e shkencave sociale dhe humane ‘Dukagjini’ ka vendosur të rikthejë kolanën 'Fryma'"

Artan Krasniqi

Artan Krasniqi, nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini ka bërë të ditur se Shtëpia Botuese “Dukagjini’ pritet të marrë pjesë në Panairin e Librit në Prishtinë më rreth 18 tituj të rinj.

Gjithashtu, Krasniqi ka bërë të ditur se Dukagjini do ta rikthejë kolanën e shumëpritur nga studiuesit e shkencave humane, “Fryma”.

“…Shtëpia botuese Dukagjini është gati t’i ofrojë publikut në këtë panair së paku 18 tituj të rinj. Janë përkthyer, janë shkruar prej autorëve vendorë, kryesisht përkthyer. Lajmi i mirë për dëgjuesit e shkencave sociale dhe humane ‘Dukagjini’ ka vendosur të rikthejë kolanën Fryma, një kolanë e jashtëzakonshme që ka përmbledhur autorë vendorë dhe të huaj, përkthime të eminentëve të fushave dhe studimeve sociale dhe humanistike”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se në Panairin e Librit, që do të mbahet nga 6 qershori deri më 11 qershor, do të promovojnë librin e filozofit gjerman, Jurgen Habermas.

“Këtë rast për panairin besoj që do të promovojmë një libër të Jurgen Habermasit, një intelektual i madhe, ndoshta njëri nga katër intelektualët më të mëdhenj prej studiuesve të shkencave sociale që janë ende gjallë”, ka shtuar Krasniqi.

Ndërsa, sipas hulumtimit të kryer nga Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata “ETEA”, 71.5 % e qytetarëve të Kosovës preferojnë të lexojnë në shtëpi.

Shtëpia botuese dhe libraria “Dukagjini” kanë nisur një kampanjë për promovimin e leximit jashtë shtëpisë, duke shpërblyer me libra fotografinë artistike që dëshmon leximin në ambiente publike.

“Bëje një fotografi duke lexuar në natyrë, në mjetet e transportit publik, në shesh apo kafene. Dërgoje në emailin: [email protected]. Fotografitë tuaja i presim deri më 31 maj. Me datën 1 qershor të gjitha fotografitë do të publikohen në rrjetet tona sociale në Facebook dhe Instagram. Fotografia që merr më së shumti pëlqime deri më 15 qershor (të mbledhur nga faqet në Facebook: Dukagjini Publishing House dhe Dukagjini Bookstore) do të shpërblehet me pesë librat e përkthyer deri tani nga “Dukagjini”, të nobelistit Hermann Hesse”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika