Krasniqi: Si rezultat i keqqeverisjes, gjendja ekonomike në vend është si asnjëherë më parë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar Komunën e Gjakovës dhe ka theksuar se "është jetike për Kosovën që të angazhohemi të gjithë, bashkë dhe pa dallime, për rikthimin e shpresës në Kosovë"

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij në Komunën e Gjakovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar Komunën e Gjakovës, të shtunën e 4 marsit.

Krasniqi është takuar në Shishman me qytetarët e rajonit të Rekës së Keqe.

“Në vitet 90-ta, banorët e Rekës së Keqe janë detyruar që të emigrojnë për shkaqe politike dhe përndjekjes së agresorëve serbë. Sot, familjarët e tyre, gjenerata e tyre e re, fatkeqësisht po ikin në mungesë të shpresës. Për më tepër, banorët e këtij rajoni janë të shqetësuar edhe për marrëveshjen e fundit që ka sjellë Kryeministri, duke u garantuar kompetenca shtesë dhe autonome komunitetit serb në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së është shprehur se “si rezultat i keqqeverisjes, gjendja ekonomike në vend është sikur asnjëherë më parë”.

“Çmimet janë rritur, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar, shpenzimet e qytetarëve janë ngritur ndjeshëm e numri i atyre që po i afrohen pragut të varfërisë po shtohet çdo ditë”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, është jetike për Kosovën angazhimi i të gjithëve për rikthimin e shpresës në Kosovë.

“Të bashkohemi për ta bërë Kosovën një vend ku rinia e jonë e projekton ndërtimin e të ardhmes së saj. Kosova ka potencial për ta realizuar këtë mision – vetëm duhet punë, vullnet dhe besim e angazhim serioz. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë, rinisë tonë!”, ka theksuar tutje i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika