Krasniqi: S’kemi qenë asnjëherë në këtë situatë, ShBA-ja dhe BE-ja të zhgënjyer me Qeverinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar të dërguarin special të ShBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale në Kosovë dhe ka vënë në dukje mungesën e përparimit në raportet ndërkombëtare. Krasniqi ka treguar gatishmërinë e tij për të ruajtur relacionet me ShBA-në dhe BE-në

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se vendi asnjëherë nuk ka qenë në një situatë që po e dëmton Kosovën, në raport me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se kurrë nuk ka parë një shqetësim kaq të madh të aleatëve ndërkombëtarë në raport me situatën në Kosovë.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit, dëgjuam qëndrimet evropiane dhe amerikane, ku tashmë janë të njohura, dhe ku po ashtu përsëritëm qëndrimet tona si PDK. Shqetësimi për situatën aktuale është i madh, ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë që është duke dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve ndërkombëtare në radhë të parë me partnerët strategjikë. Andaj ne kërkuam dhe shprehëm gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetërorë për të ruajtur relacionet e Kosovës me ShBA-në dhe BE-në”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi është pyetur nëse partia e tij i mbështet zgjedhjet e jashtëzakonshme, ai është përgjigjur se në takim me emisarët “nuk është diskutuar për tema konkrete”.

“PDK-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm, sidomos pas të premtes Qeveria pa konsultim në mënyrë të fshehur e pa koordinim kanë ndërmarrë veprime të cilat e kanë sjellë këtë situatë. Por ne do të jemi në konsultim ditor edhe me kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit me partnerët ndërkombëtarë për të parë se cilat duhet të jenë veprimet e duhura për të shkuar përpara”, ka thënë tutje ai, raporton Dukagjini.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për momentin ajo që është shumë e rëndësishme, është “moskrijimi i mundësive për përshkallëzim të situatës së sigurisë, ruajtja e qetësisë dhe rruga para nesh”.

Gjithashtu, Krasniqi ka thënë se është detyrë e krerëve të shtetit që të zgjidhin këtë situatë, jo të krijojnë më shumë probleme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika