Krasniqi: Sot, në Kuvendin e Kosovës triumfoi demokracia

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, të enjten u ruajt kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikqyrje të punës së Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energji, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së, ka thënë se të enjten, në Kuvendin e Kosovës ka triumfuar demokracia pas pajtueshmërisë së opozitës dhe pozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike.

“U ruajt kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikqyrje të punës së Qeverisë”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka shtuar ndër të tjera, se “Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës e me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend.”

May be an image of 1 person, sitting, standing and suit

Sipas tij, qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.

Po ashtu, sipas Krasniqit, do të mësohet se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro, të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë.

“Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”, ka thënë ai.

Ndryshe, të enjten, para fillimit të seancës për votimin e komisioneve hetimore për energji,  është mbajtur një konferencë për media nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se është bërë dakordimi mes opozitës dhe pozitës, për themelimin e dy komisioneve hetimore për energji.

Arrihet pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës për dy komisione hetimore për energjinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika