Krasniqi: Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet!

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, gjatë një vizite zyrtare në Madrid, ka kërkuar që Spanja ta njohë Kosovën, kurse prej Bashkimit Evropian, heqjen e “sanksioneve”

Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, gjatë një vizite zyrtare në Madrid, ka kërkuar që Spanja ta njohë Kosovën, kurse prej Bashkimit Evropian, heqjen e “sanksioneve”.

“Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet! Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, kam marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo po ashtu ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj janë në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Në fjalën time drejtuar COSAC, tregova se institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj, janë plotësisht në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian. Kurse nga institucionet e BE-së si dhe nga shtetet anëtare kërkova që sa më shpejtë të hiqen sanksionet vendosura ndaj Kosovës. Ndërsa në mënyrë të veçantë kërkova nga shteti i Spanjës që ta njoh pavarësinë e Kosovës”, shtoi Krasniqi.

“Pavarësisht pozicionit politik, përpjekjet dhe interesimi për ta bërë më të mirë për vendin do të jenë të pareshtura.

Po ashtu gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut takova edhe përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika