Krasniqi sqaron pse nuk e ka vizituar Kullën e Jasharëve pas homazheve në Prekaz

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Mungesa e vizitës nga kreu i PDK-së në familjen Jashari, gjatë datave pesë, gjashtë dhe shtatë mars, kishte ngjallur debat në media dhe rrjete sociale.

Por, Krasniqi ka sqaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye për mosvizitën e tij. Ai tha se familjen Jashari, PDK nuk e ka vizituar as para një viti e as në vitet e tjera.

Ai është shprehur se nuk është në traditën e kësaj partie ta vizitojnë familjen e Jasharëve.

Kemi shkuar sikur që shkojmë çdoherë, ne nuk shkojmë në Kullë, s’kemi shkuar as këtë vit, as të kaluarin as para pesë viteve. Shkojmë të japim respektin te varri i Adem Jashari, Shaban Jashari, Hamëz Jasharit dhe 59 në total, njerëzve që janë heronj më të denjë të shtetësisë së Kosovës. Tendenca me interpretu pastaj pse ke qenë atje e jo atje, është diçka për mendimin tim e pavlerë, me thënë të drejtën nuk e paskam menduar, sepse nuk e kemi pjesë të traditës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se raportet me familjen Jashari janë të korrektësisë më të madhe, të respektit maksimal kombëtar e politik partiak.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika