Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se institucionet paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Krasniqi, i cili aktualisht po merr pjesë në zgjedhje me Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës si bartës liste me 41 kandidatë për deputetë, theksoi se fokusi kryesor ka qenë mbyllja e komunave paralele, të cilat deri më tani kanë funksionuar si pjesë e sistemit administrativ të Serbisë.

“Tash institucionet paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Foksi ka qenë në rendë të parë komunat. Për shkak se në Kosovë kanë funksionuar të gjithë komunat paralele të cilat kanë qenë të organizuar në bazë të sistemit komunal në Serbi. Kështu për neve ka qenë fokus ë të fillohet me dhe të mbyllen këto komuna…

Mund të ketë eventualisht ende ndonjë funksionim paralel, si agresioni për pastrimin e qytetit, por nuk ka qenë në prioritet e para veprimi tyre. Dhe pajtohem me këtë qasjen se qysh tash këto shërbimet duhet të integrohen drejtpërdrejt në pjesë tjera…

E rëndësishme është që këtu nuk ka më hapësirë për këto institucione. E rëndësishme është se qytetarët, edhe ata serbë të gjitha shërbimet që iu duhet i kanë në Kosovë, në komunat e Kosovës, e kanë postën e Kosovës…

Ndërhyrjet tjera që mund të ketë ende, në momentin që do të kemi një informacion do të trajtohet por edhe trajtimi është i decentralizuar”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika