Krasniqi takohet me Hovenier bisedojnë për zhvillimet në Kosovë

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, të enjten e 8 dhjetorit ka shkuar për vizitë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier kështu ka njoftuar i pari i PDK-së Memli Krasniqi.

 





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takimi shefin e diplomacisë amerikanë në Kosovë, Jeff Hovenerin, ku sipas Krasniq-it ata kanë biseduar për situatën në Kosovës ku në veçanti i kanë biseduar për sigurinë në pjesë veriore të Kosovës.

“Në këtë takim diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje”, ka shkruar Krasniqi.

“Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri” , ka shtuar ai.

Më tej, ai ka treguar pritjet e tij  që i ka nga qeveria e Kosovës për zgjedhjet e Jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

“Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor”, ka përfunduar  Krasniqi.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika