Krasniqi takohet me udhëheqësit e MCC-së, diskutojnë për mbarëvajtjen e programeve investive në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi është takuar me udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), këtë të premte në Uashington

Foto e postuar në llogarinë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se këtë të premte është takuar në Uashington me udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë.

“Shpreha falënderimin e thellë për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në efiçencë. Edhe lagjja ime e fëmijërisë Ulpiana sot ka marrë një pamje të re falë MCC-së”, ka shkruar Krasniqi.

Pamje nga takimi

Tutje, kreu i PDK-së ka shtuar se PDK do të përkrah plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, sipas tij “është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit”.

Sipas Krasniqit, Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe sipas tj, çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika