Krasniqi takon ambasadorin finlandez: Marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në takim me ambasadorin finlandez ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit të vendit Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të enjten e 30 marsit është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai e ka falënderuar ambasadorin finlandez për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës.

Nissinen ishte i shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika