Krasniqi takon Hovenierin, ia tregon arsyet e kërkesës për zgjedhje të parakohshme

"Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme"

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin amerikane, Jeff Hovenier, më të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Gjithashtu, Krasniqi ka bërë të ditur se e ka njoftuar Hovenerin për arsyet e kërkesë së tyre për zgjedhje të parakohshme.

“Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.  Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika