Krasniqi takon përfaqësues të instituteve evropiane, diskutojnë për integrimin në BE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e katër organizatave dhe instituteve kryesore evropiane: Carnegie Europe, Notre Europe – Instituti Jacques Delors, Instituti Gjerman për Punë të Jashtme (DGAP) dhe Instituti Clingendael.

Takimi, i organizuar në kuadër të vizitës studimore të këtyre instituteve në Kosovë nga data 25-28 mars, u fokusua në sfidat dhe perspektivat e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe në zhvillimet në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë diskutimit, sipas njoftimit, Krasniqi theksoi rëndësinë e një qasjeje proaktive të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe përforcimin e partneritetit me BE-në dhe aleatët ndërkombëtarë. Ai shprehu bindjen se stabiliteti politik dhe një qeverisje e qëndrueshme janë kyçe për të avancuar proceset integruese dhe për të forcuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e instituteve pjesëmarrëse ndanë pikëpamjet e tyre mbi mënyrat se si Kosova mund të përfitojë nga dinamika e re në BE dhe SHBA, duke theksuar rëndësinë e reformave të qëndrueshme dhe të një dialogu të fuqizuar ndërkombëtar.

Vizita e këtyre instituteve është pjesë e një studimi më të gjerë, i cili do të rezultojë me një publikim analitik mbi rrugën e Kosovës drejt stabilitetit dhe integrimit evropian.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika