Krasniqi takon shefin e Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella: Diskutuan rreth situatës ekonomike dhe sfidat që po ballafaqohet Kosova

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabiel Di Bella dhe ekipin e tij, ku kanë diskutuar rreth situatës ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë së martës së 3 tetorit ka pritur në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabiel Di Bella dhe ekipin e tij.

Ata kanë diskutuar rreth situatës ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

“Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit” ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Krasniqi ka thënë se e ka falenderuar Di Bellën për vizitën, duke shprehur bashkëpunimin   e plotë të PDK-së në favor të proceseve të rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika