Krasniqi: Tema e diskutimit është zhvendosur se në çfarë Ascociacioni po bëhet, sepse që po bëhet po dihet

Frashër Krasniqi nga PSD-ja, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për takimin e sotëm të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Bruksel, ka thënë se duhet të diskutohet se çfarë Asociacioni do të bëhet sepse sipas tij, një i tillë është duke u bërë

Frashër Krasniqi, PSD

Frashër Krasniqi nga PSD-ja, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për takimin e sotëm të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Bruksel, ka thënë se duhet të diskutohet se çfarë Asociacioni do të bëhet sepse sipas tij, një i tillë është duke u bërë.

“Aq i degraduar është pozicioni i Kosovës në këto negocione sa që Asociacioni i 2015-ës dhe i 2013-ës është minimum që do të jetë, pra pika fillestare ku do të niset ai Asociacion dhe pritet që të ketë kompetenca plus”, ka thënë tutje Krasniqi.

Krasniqi konsideron problem faktin që diskutimet për drafin e statutit kanë filluar duke pretenduar se nuk do të realizohen.

Anëtari i PSD-së ka shtuar se çfarëdo që tashmë thonë kryeministri, presidentja dhe kryeparlamentarja lidhur me këtë statut është ‘vazhdim i filmave që i nisën me kushte dhe do t’i përfundojnë me Asociacion’, duke theksuar faktin se ky proces ka filluar pa u zbatuar 6 kushtet që ishin për Serbinë.

I ftuar në emision për të folur rreth kësaj teme ishte dhe Egzon Osmanaj nga FES.

Egzon Osmanaj nga FES

“Pytje një milionëshe”, Osmanaj nga FES tregon për kompentencat e Asociacionit sipas draft statutit

Ndërsa Egzon Osmanaj nga FES, ka thënë se drafti i prezantuar nga ky grup është bazuar në aktvendimin e Gjyaktës Kushtetuese.

“Ne kemi marrë aktvendimin e Gjyaktës Kushtetuese edhe e kemi paraqit praktikisht se si do të dukej një Asociacion sipas orientimeve që i ka jep Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj”, ka thënë Osmanaj.

Siaps tij, është mire se marrëveshja e vitit 2015 ka shkuar nëpër filtrat e kësaj gjykate dhe se janë trajtuar disa ‘nene problematike’.

“Mendoj qendoj që është bërë që është hap si temë…Në draftin tonë i kemi adresu të gjitha këto kërkesat, shqetësimet që i ka ngritë Gjykata Kushtetuese dhe rrjedhimisht besoj që drafti jonë është në përputhje 95% me atë se çfarë ka kërkaur Gjykata Kushtetuese”, ka thënë tutje Osmanaj.

Ndërsa se a mund të shkojë kjo drejt një pushteti të tretë, Osmanaj u shpreh se kjo është pyetje një milionëshe sepse sipas tij, çfarëdo mekanizmi që themelojnë në një moment të caktuar mund të shërbejë si një mjet për të themeluar një pushtet të tretë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika