Krasniqi thotë se “asnjëherë” s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar pretendimeve të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, se KFOR-i ka pasur një “listë të zezë” që ndalonte hyrjen e disa qeveritarëve në komunat e veriut të Kosovës.

Krasniqi theksoi se asnjëherë nuk i është ndaluar hyrja në veri nga KFOR-i dhe se ka pasur komunikim të rregullt për lëvizjet në atë zonë.

“Jo asnjëherë. Kryetari e ka bërë deklaratë dhe është mirë me pyet saktësisht cilës pjesë po i referohet. Por kemi pas komunikime të rregullta edhe kemi pas kohë pas kohe edhe njoftime për lëvizjet tona në veri. Mos të harrojmë situatën në ditën një kur i kemi dërguar kryetarët në zyre dhe tash. Situata ndryshon edhe në këtë raport”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, kishte deklaruar më parë se kishte pasur ndalime nga KFOR-i gjatë tentativave për të hyrë në objektet komunale në veri.

“Ka pasur raste kur unë jam kthyer nga KFOR-i. Kam shkuar atje me disa ministra, por kam dashur që fillimisht t’i testojë unë pasu nuk donim që të ktheheshin ministrat pasi situate ishte e ndjeshme dhe një lajm i tillë do të shkaktonte problem. Isha me dy ministra afër komunës në Leposaviq. Shkova dhe mua nuk më lejoi KFOR-i  hungarez të futesha në objekt të komunës”, kishte deklaruar Vokrri.

Hetemi kishte thënë se në këtë “listë të zezë” përfshiheshin emrat e ministrave, zëvendësministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, ndërsa kryeministri dhe presidentja nuk ishin pjesë e saj. Sipas tij, KFOR-i kishte konsideruar se hyrja e zyrtarëve qeveritarë mund të krijonte tensione në veri.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika