Serbët e katër komunave veriore, kanë përgatitur kërkesën për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.
Për këtë ka reaguar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka treguar se jo nismë kërkon disa njohur praktike.
“Udhëzimi administrativ, përcakton qartë procedurat e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.
Inicimi i kërkesës niset nga së paku tre qytetarë me të drejtë vote në atë komunë.
Qytetarët e interesuar duhet të themelojnë një grup nismëtar.
Grupi nismëtar njofton zyrtarisht Kryesuesin e kuvendit komunal. Brenda pesë ditëve atyre duhet t’u kthehet përgjigje.
Pas pranimit të kërkesës Kryesuesi i Kuvendit Komunal njofton kryetarin e komunës përkatëse, MAPL-në dhe KQZ-në.
Ndërsa institucionet komunikojnë zyrtarisht mes tyre për të krijuar kushtet që ua mundëson qytetarëve këtë nismë.
Pra, pas pranimit të kërkesës dhe njoftimit të Kryetarit, MAPL-së dhe KQZ-së vijojnë procedurat dhe afatet e përcaktuara me udhëzimin administrativ.
Kërkesa e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve”, ka renditur Krasniqit disa nga çështjet kryesore lidhur më këtë proces.
Më tej Krasniqi ka theksuar se “këto momente nuk ka asnjë kërkesë të pranuar nga Kryesuesit e kuvendeve komunale dhe rrjedhimisht asnjë njoftim nga kryesuesit për MAPL-në”.