Krasniqi: Urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që ndodhen në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se dikur Kosova ka kaluar dhe sfida më të mëdha, por me besim dhe sakrificë "kanë arritur atë që dukej e pamundur, lirinë dhë shtetin"

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, përmes një videomesazhi për Vitin e Ri, ka thënë se është e natyrshme që në raste festash të përpiqemi t’i harrojmë përjetimet e vështira dhe të shpresojmë që jeta për secilin do të jetë më e mirë.

“Por e vërteta nuk duhet mohuar asnjëherë për të kuptuar më qartë rrugën që duhet të ndjekim, për t’u dalë në ballë sfidave dhe për të lartësuar atdheun tonë, burimin e pashtershëm të dashurisë dhe të ëndërrave tona”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar së ky vit nuk ishte i lehtë për shoqërinë dhe shtetin, i duke theksuar vështirësitë, nëpër të cilat, kaloi vendi gjatë këtij viti. Ai shtoi se i kupton dhe brengat e të rinjve, ku sipas tij, kjo duhet t’i shtyej për më shumë angazhim dhe vullnet në punë.

“Kosova ka kaluar dikur dhe sfida më të mëdha, të tilla që e vunë në pikëpyetje ëkzistencën tonë. Por besimi i madh në ëndrrat tona dhe në njëri-tjetrin, shpirti i sakrificës, dashuria e pamatshme për vendin, na kanë bashkuar për të arritur atë që dukej e pamundur, lirinë dhë shtetin”, ka theksuar kreu i PDK-së.

Krasniqi u ka uruar të gjithë qytetarëve Vitin e Ri, duke potencuar se urimet më të përzemërta ua dërgon luftëtarëve të lirisë që tashmë ndodhen në Hagë.

“Dhe me mall e nga larg, edhe këtë vit urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që tash ndodhen në Hagë, e të cilët ia dhuruan Kosovës festën më të madhe, lirinë  dhe pavarësinë, dinjitetin dhe krenarinë”, ka shtuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika