Krasniqi uron Ditën e Kushtetutës: E kemi obligim ta forcojmë dhe ta mbrojmë atë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si bazë e shtetit të pavarur dhe sovran.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si bazë e shtetit të pavarur dhe sovran.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik – është reflektim i përpjekjeve tona për liri, për drejtësi dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Krasniqi. Ai theksoi se pavarësisht përparimit në 17 vitet e fundit, Kosova ende përballet me sfida në zbatimin e plotë të frymës kushtetuese në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Të gjithë ne, pa dallim, e kemi obligim ta mbrojmë, ta forcojmë dhe ta zbatojmë Kushtetutën – jo vetëm si dokument, por si udhërrëfyes të përbashkët për një shtet funksional, të zhvilluar dhe demokratik”, shtoi ai.

Në fund, Kryetari Krasniqi dha një mesazh të qartë për rëndësinë e respektimit të Kushtetutës:

“Sepse kush e përbuz Kushtetutën, nuk e sfidon vetëm ligjin – por e mohon vetë idenë e shoqërisë ku sundon e drejta, dhe e vendos veten përballë qytetarit, përballë shtetit dhe përballë historisë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika