Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka uruar të gjithë komunitetin rom në ditën e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se kultura rome është vlerë e veçantë kulturore.
“Kultura rome është vlerë e veçantë kulturore, ashtu siç është kontributi historik i këtij komuniteti i cili simbolizon përpjekjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt një jete më të mirë.”
“Në ditën e tyre, jemi bashkë, duke përkujtuar figurat emblematike të cilët ishin pjesë e rëndësishme e shtetit tonë.
Bahtalo Romano Dive,” ka shkruar Krasniqi.