Krasniqi uron Ramën për fitoren në shumicën e bashkive në Shqipëri

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Shqipëria ka përfunduar dhe një palë zgjedhje, sipas tij “duke shënuar një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore”.

“Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje”, shkruan Krasniqi.

Krasniqi ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë.

“Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve”, shkruan tutje kreu i PDK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika