Krasniqi: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, kolosë që frymëzuan brezin e lirisë

".. Lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, të cilët, 42 vite më parë, u ekzekutuan nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë", ka shkruar Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 42-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur lavdi e mirënjohje të përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë.

“Tre ranë, me mijëra u ngritën – pjesa tjetër është histori! Lavdi e mirënjohje e përjetshme për kolosët dhe veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që frymëzuan brezin e lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, të cilët, 42 vite më parë, u ekzekutuan nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë”, ka shkruar Krasniqi.

Sot bëhen 42 vjet nga vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Ata u vranë në një atentat që ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika