Krasniqi: Vepra e Rugovës shërben si dëshmi e një historie unike e politike në botë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar veprën dhe përkushtimin politik të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova ka kujtuar atë për përkushtimin politik dhe përpjekjet e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, ka theksuar se mbetet e vlerësuar vepra intelektuale, politike e institucionale e Rugovës, që sipas Krasniqit shërben si dëshmi e një historie unike e politike në Evropë dhe botë.

“Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë”, ka vijuar Krasniqi.

Ndryshe, të shtunën e 21 janarit shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika